Në një postim të tij në facebook, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot në ditën e parë të vitit 2018 ka shpalosur logon zyrtare të dhjetëvjetorit të shtetësisë së vendit
“Ditën e parë të këtij viti të ri, Dekadën e Republikës, po e nisim me logon zyrtare të dhjetëvjetorit të shtetësisë sonë. Shteti ynë, për të cilin dhamë shumë, po bën 10 vjet pavarësi. Ne po bëjmë 10 vjet përpjekje që Republika e Kosovës të zëri vendin e merituar në mesin e shteteve të lira të botës.
Bashkë mund ta forcojmë edhe më shumë identitetin dhe subjektivitetin e shtetit tonë. #Kosova10”, ka shkruar Presidenti Thaçi në rrjetin social Facebook.