Kompania e quajtur “S.A Builders LTD”, është kompania e shqiptarit Skender Perpepaj.
“S.A Builders LTD”, është njëra nga kompanitë më të suksesshme në Britani të Madhe, kurse pronari i saj Perpepaj vlerësohet si ambasador i përfaqësimit të shqiptarëve në Britani dhe më gjerë.
Në një gala mbrëmje të organizuar nga Parlamenti anglez, në mesin personaliteteve të suksesshme i ftuar ishte edhe Perpepaj, i cili u shpreh se ishte e mahnitshme të takonte z. David Blunkett.
Po ashtu, Perpepaj ka falënderuar të gjithë ata që janë të përfshirë në “S.A Builders LTD”, të cilët bënë që me punën e tyre kjo kompani të jetë kaq e madhe, përcjell albinfo.ch.

