Edhe mëngjesin e sotëm kanë vazhduar pritjet e gjata të bashkatdhetarëve që kthehen nga Kosova në vendet ku jetojnë.
Pika kufitare në Merdar që lidh Kosovën me Serbinë vazhdon të jetë më e ngarkuara, raporton Albinfo.ch.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në këtë pikëkalim pritjet po zgjasin deri në 3 orë, ndërsa kolona është e gjatë 1.2 kilometra.
Te Dheu i Bardhë pritjet po zgjasin në dalje deri në 1 orë, ndërsa kolona është 500 metra.
Në hyrje të Kosovës nga Serbia pritjet më të gjata janë deri në 10 minuta./Albinfo.ch