Fjolla Ujkani nga Vushtrria është 22-vjeçarja, e cila ka kaniduar për deputete nga lista e Vetëvendosjes, ka marrë vota të mjaftueshme për të qenë pjesë e ligjislaturës së shtatë.
Ujkani, e cila ka kandiduar për herë të parë në zgjedhje, mësohet jozyrtarisht që ka arritur t’i mbledhë votat e mjaftueshme për të qenë deputete.
Ajo është 22-vjeçare dhe ka diplomuar këtë vit në departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës. Ndryshe, nga qyteti i Vushtrrisë, Vetëvendosje pos Ujkanit do të përfaqësohet edhe nga Gazmend Gjyshincën.