Një numër pasagjerësh që hipnin në Hekurudhat Federale të Zvicrës (SBB) janë ankuar kohët e fundit për një erë të keqe që përshkon disa trena, përcjell albinfo.ch.
Pas hetimeve, burimi i erës së vezëve të kalbura është identifikuar se vinte nga tualetet.
Duket se sistemi i trajtimit sanitar të tualetit përdor disa baktere, të cilat tashmë janë të pamjaftueshme për të përballuar rritjen e numrit të pasagjerëve.
Megjithatë, proceset tani janë në rrugën e duhur. “Punonjësit e SBB-së po shtojnë shumë baktere të freskëta” në tualete, tha kompania, duke shtuar se megjithatë mund të duhet pak kohë përpara se era e keqe të zhduket përgjithmonë.