Po, lajmi është i vërtetë, në tregun zviceran akullorja Häagen Dazs nuk do të shitet më, njofton albinfo.ch.
Arsyet:
Akullorja me vanilje e prodhuar nga Häagen Dazs, një markë shumë e njohur në Zvicër, mund të përbëjë një rrezik për shëndetin, sipas Zyrës Federale për Sigurinë Ushqimore (BLV).
Akullorja mund të përmbajë oksid etilen, një substancë e rrezikshme për njerëzit.
Produktet e prekura janë kavanoza Vanilla Pint 460ml, Vanilla Mini-Cups 95ml, Vanilla Collection 95ml x 4 dhe Classic Collection 95ml x 4. Nëse keni ndonjë nga këto produkte në frigoriferin tuaj, ju këshillojmë të mos i konsumoni.
#ÖffentlicheWarnung: Ethylenoxid in Häagen Dazs Vanilleglacé https://t.co/Ln6Bc3P6VI pic.twitter.com/YU87IgOpAI
— BLV – OSAV – USAV (@BLV_OSAV_USAV) July 13, 2022