Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Ghebreyesus, tha se varianti Omicron mund të jetë më i butë se Delta, por mbetet i rrezikshëm, veçanërisht për të pavaksinuarit.
“Edhe pse numri i pacientëve të shtruar në spital po rritet në shumë vende, ky nuk është niveli që kemi parë te valët e mëparshme”, tha ai, transmeton albinfo.ch.
Ghebreyesus theksoi se vaksinat ndihmojnë në parandalimin e pasojave dhe vdekjeve më të rënda, por jo transmetimin e plotë.
“Por duhet të jemi të qartë, megjithëse Omicron shkakton raste më të lehta se Delta, virusi mbetet i rrezikshëm, veçanërisht për ata që nuk janë vaksinuar”, tha ai.