Filmat e përzgjedhur me metrazh të shkurtër, dokumentarë dhe filma artistikë tregojnë një larmi këndvështrimesh nga Kosova. Festivali pesëditor thekson historitë, sfidat dhe shpresat e një larmie të gjerë njerëzish dhe u bë një platformë për shkëmbim. Ky festival ishte një mundësi për të takuar kineastë, autorë, muzikantë dhe dashamirës të filmit. Bisedat e moderuara pas filmave dhanë një pasqyrë të thellë mbi temat e trajtuara gjatë festivalit.
Pyetjet sociale dhe debatet publike që u shfaqen pes ditë rresht i dhanë një ton të veçantë festivalit. Transformimet ekonomike dhe sociale të krijuara nga paslufta arritën të reflektojnë mbi gjendjen e qytetarit të thjeshtë. Filmat, letërsia, shfaqjet, muzika sollën me sukses këto tema aktuale dhe kontribuan ndjeshëm në pasurimin e bisedave.