Aktori i mirënjohur, Xhevdet Ferri, ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare nga një sëmundje e rëndë bëjnë me dije burime për Top Channel, përcjell albinfo.ch.
Xhevdet Ferri lindi në Durrës më 26 nëntor 1960. Ai ishte bashkëshort i aktores Rozeta Ferri, me të cilën ka luajtur në shumë filma, si “Dhe vjen një ditë”, “Vitet e pritjes”, “Gjoleka djali i Abazit”.
Filmi i tij i parë ka qenë kur ai ishte akoma një student.