Në një fjalim të mbajtur në Vientiane për koronavirusin, pas takimit me homologët e tij të dhjetë vendeve anëtare të ASEAN-it, ministri kinez deklaroi se epidemia është e kontrollueshme dhe e kurueshme, pavarësisht shqetësimit që ka shkaktuar në mbarë botën.
“Kina nuk mbron vetëm popullsinë e saj, por edhe pjesën tjetër të botës”, tha Yi.
Kina njoftoi sot për një rënie dramatike të rasteve të reja të infektimit, më e ulëta pas gati një muaji, me një rritje neto prej 394 rastesh, vetëm 25 % e shifrës së njoftuar një ditë më parë.
Numri i përgjithshëm i rasteve të infektimit e ka kaluar numrin 74 500 në Kinën kontinentale, ku epidemia ka shkaktuar 2 118 viktima.
Jashtë Kinës kontinentale, në vendet e territoret e tjera, COVID-19 ka shkaktuar 10 viktima, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.