Një raport sugjeron se tibetianët dhe ujgurët që jetojnë në Zvicër janë nën vëzhgim nga Kina ose inkurajohen të spiunojnë komunitetin e tyre.
Zyra Federale e Drejtësisë porositi një raport nga Universiteti i Bazelit, transmeton albinfo.ch.
Ai zbuloi se të dy grupet po monitorohen sistematikisht. Kjo përfshin filmimin dhe fotografimin.
Qytetarët zviceranë të lidhur me grupet po vëzhgohen gjithashtu.
Qeveria zvicerane thotë se është e angazhuar të shikojë masa shtesë për të mbrojtur grupet vulnerabël nga shtypja transnacionale.