Pas konfirmimit të një rasti me murtajw bubonike në Mongoli të Kinës, autoritetet kanë mbyllur disa pika turistike në vend.
Pesë pikat piktoreske u mbyllën, ndërsa vizitorët e kanë të ndaluar të hyjnë në zonën e prekur.
Ndërsa janë duke u menaxhuar në mënyrë të rreptë vendet e tjera turistike të asaj pjesë. Vizitorëve ju ndalohet që të kenë kontakt me kafshë të egëra.
Ndryshe, personi i cili u diagnostikua të martën me murtajë bubonike, ishte një bari, i cili aktualisht po trajtohet në spital. Mjekët njoftojnë se gjendja e tij është stabile.
Murtaja bubonike është një sëmundje e shkaktuar nga bakteri i quajtur Yersinia pestis që jeton kryesisht në brejtës dhe pleshta.
Njerëzit mund të prekën nga ai duke prekur kafshët e infektuara (zakonisht minjtë), duke u kafshuar nga pleshtat e infektuar.
Ndërkohë thuhet se transmetimi nga njeriu në njeri i murtajës bubonike është shumë i rrallë.