Indonezia ka pranuar dy panda gjigante nga Kina, në një veprim që të dy vendet thonë se do të nxisë më tej miqësinë dhe bashkëpunimin. Pandat u transportuan me fluturim komercial. Ato do të qëndrojnë në Indonezi, në periferi të kryeqytetit Jakarta, për 10 vjet.
Indonezia është vendi i 16-të që merr panda gjigante nga Kina. Ministri i Mjedisit dhe Pyjeve i Indonezisë tha se Kina i beson shtetit të tij në ruajtjen e këtyre pandave.
Pandat shtatëvjeçare u transferuan në shtëpinë e tyre të re, menjëherë pas mbërritjes. Ato pritet të dalin në shfaqje publike në fund të tetorit ose në fillim të nëntorit.