Në Zvicër, shumica dërrmuese e produkteve të shitura që përmbajnë ekstraktin e kanabisit kanabidiol (CBD) nuk plotësojnë kërkesat ligjore, sipas Shoqatës Zvicerane të Kimistëve Kantonalë, përcjell tutje albinfo.ch.
Shitësit e produkteve ushqimore që mbajnë etiketën CBD nuk i përmbushin detyrimet e tyre ligjore për të vetëmonitoruar, ose e bëjnë këtë vetëm në një masë shumë të kufizuar, tha të martën organi mbikëqyrës i sigurisë ushqimore, duke e përshkruar situatën si “katastrofike”.
Nga 100 produkte të analizuara nga shoqata, 85 rezultuan të papajtueshme dhe 73 ishin të ndaluara nga shitja. Ndalimet e shitjeve kishin të bënin kryesisht me vajrat CBD (43 të ndaluar nga 46 të analizuara), përcjell tutje albinfo.ch.