• Miell
• 2 të bardhët e vezës
• 100 gr gjalpë
• 1 gotë kos
• 1 pluhur për pjekje
• Djathë , kripë
Pergaditja:
Në një enë e përziejmë kosin me të bardhët e vezës, pluhurin për pjekje dhe kripën. Pasi të jenë përzier mirë fillojmë të shtojmë miellin dhe gjalpin e zbutur.
Miell shtojmë derisa të formohet një brumë që të ndahet nga duart.
Pastaj brumin e ndajmë në disa pjesë dhe secilën e hapim veç e veç dhe ju hedhim djathin, pastaj i mbështjellim në formë të rrumbullakët dhe i vendosim në tavën për pjekje. Sipër i lyejmë me të verdhët e vezës.
Futen në furrë dhe pjekën në temperaturë 250°celsius derisa të marrin ngjyrë ari.
Ju bëfshin mirë
