Aktorja Nicole Kidman ka prezantuar shfaqjen magjike për Krishtlindje në dyqanin parisien “Pritemps”, derisa qyteti filloi që të futet gradualisht në shpirtin e festës.
Aktorja, fituese e çmimit Oscar, e hapi këtë shfaqje, me ç’rast u prezantuan dekorimet e Fendit, e që tregojnë tregimin e një udhëtimi rreth botës të dy fëmijëve.
Më shumë se 10 mijë drita dhe 98 motorë janë përdorur për të krijuar këtë zbukurim, përcjell albinfo.ch.
“Është vërtet e bukur. Çdo vit edhe unë e zgjedh një temë për Krishtlindje, sepse është traditë jona familjare. E këtë vit këtu paskemi të bëjmë me përralla, por dekorimi është shumë i bukur”, tha Ane Marie, një vizitore.