Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i ka vlerësuar se situata në komunën e Zveçanit është stabilizuar dhe ka tërhequr njësitet e saja që qëndronin në objektin komunal.
KFOR-i ka thënë se njësitet e saja do të kryejnë patrullime të rregullat nëpër Zveçan.
“Situata në komunën e Zveçanit është stabilizuar. Si rezultat, njësitet nga Batalioni i Forcave Rezervë Operacionale të misionit KFOR më nuk do të jenë prezentë në ndërtesën e Komunës. Por, do të mbesin në zonë dhe do të kryejnë patrullime të rregullta për të siguruar një ambient të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në komunën e Zveçanit”, ka thënë KFOR.
KFOR tha se do të vazhdojë ta implementojë mandatin e saj.
“KFOR-i është reaguesi i tretë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit EULEX, me të cilin punojmë në koordinim të ngushtë”, thuhet nga KFOR.