Për shkak të motit të ngrohtë, disa zona skijimi nuk kanë nisur me përgatitjen e pistave. Disa zona në Titlis janë të prekura dhe kanë vendosur të shtyjnë fillimin e sezonit.
Këto zona e kanë shtyrë fillimin e sezonit deri më katër nëntor.
“Ditët e ngrohta të vjeshtës dhe mungesa e borës aktualisht nuk lejojnë përgatitjen e shpateve për skijim”, thuhet në njoftim, shkruan Blick.
Fillimi i sezonit gjithashtu duhet të shtyhet në Graubünden, ndryshe nga herët e kaluara që duhej nisur këtë fundjavë në zonat e skive Diavolezza-Lagalb dhe Pontresina-Languard. Nisja është shtyrë për një javë, siç shkruan “Blue Neës”. Madje as bora artificiale nuk është bërë ende e mundur për shkak të temperaturave të larta.
Zonat e tjera të skijimit nuk po e shtyjnë fillimin e skijimit, por po e lënë të hapur datën e saktë. Për shembull, Arosa GR. do të fillojnë të funksionojnë atje nga 28 tetori.
“Sapo kushtet e borës lejojnë, skijimi do të jetë i mundur gjatë fundjavave”, tha zona e skive. Zonat e tjera të skive theksojnë se mund të ketë ende rregullime për sezonin, si rajoni i skive Jungfrau, përcjell albinfo.ch.