Polonia, Gjeorgjia dhe Ukraina ishin 3 biletat e “play-off”-it që kompletuan grupet e Europianit mbrëmjen e sotme, përcjell albinfo.ch.
Tashmë nuk ka më dilema, teksa pritet vetëm starti emocionues.
Për sa i përket ndarjes së grupeve, Polonia është pjesë e Grupit D së bashku me Holandën, Austrinë dhe Francën.
Gjeorgjia është pozicionuar në Grupin F, së bashku me Turqinë, Portugalinë dhe Çekinë, ndërsa Ukraina është në grupin E me Belgjikën, Sllovakinë dhe Rumaninë.