Zvicra ka hequr disa zona nga lista e saj “me rrezik të lartë”, që do të thotë se udhëtarët efektivë menjëherë nga këto rajone nuk duhet të karantinojnë me mbërritjen, transmeton albinfo.ch.
Këto rajone janë: Italia – Regjione Emilia Romagna, Regione Friuli Venezia Giulia dhe Regione Toscana. Austria – Land Burgenland, Land Kärnten, Land Niederösterreich dhe Land Wien.
Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Republika Çeke, Greqia, Jordania, San Marino dhe Ukraina gjithashtu janë hequr nga lista.