Këtë vit, Kosova ishte “Vendi në Fokus” i edicionit të sivjetëm të Kurzfilmtage Winterthur në Zvicër, të cilin platforma mediale albinfo.ch. e ka pasqyruar në vazhdimësi për lexuesit e saj.
Me 20 filma të shkurtër nga Kosova, kjo është përzgjedhja më e madhe e filmave kosovarë të shfaqur ndonjëherë, duke na kujtuar lidhjet e forta njerëzore dhe kulturore mes dy shteteve (Kosovë-Zvicër).
Katër programe paraqesin në mënyra të ndryshme se si Kosova ka frymën e një republike të re ku njerëzit eksperimentojnë me identitetet dhe nisen në realizimin e ëndrrave të tyre të mbajtura gjatë për të ardhmen. Filmat u ndoqën me shumë vëmendje dhe kishte komente pozitive.
Kosova ka talente të shumtë, shkruan Ambasada e Zvicrës në Kosovë.