Boksieri shqiptar, Ferit Keta ka shënuar edhe një fitore të rëndësishme në karrierën tij. Keta ka mposhtur gjermanin Toni Thes dhe u shpall kampion i Gjermanisë në peshën “Cruiser”, shkruan albinfo.ch.
Ky ishte meçi i nëntë në karrierën e Ketës, i cili e mbylli sfidën përmes nokautit teknik.
Kjo fitore arrin katër muaj pas titullit të fituar në kikboks ndaj holandezit Rochel Gumuljo, ku brezit e artë e mori nga Luan Krasniqi.
Ferit Keta pasi u shpall kampion, ka festuar me flamurin kombëtar, si dhe atë gjerman, derisa në kokë kishte edhe plisin.
Titulli në kategorinë “Cruiser” ishte vakant dhe dueli i fundit për brezin e kësaj peshe në boksin gjerman, është fituar nga Adam Deines pasi mposhti boksierin Bjoern Blaschke.
