Ka plot arsye që sot Zvicra të mos rrezikojë me lojtarët të cilët gjatë ndeshjeve të kaluara janë dënuar me karton të verdhë. Por kështu nuk mendon trajneri Vladimir Petkovic, i cili në konferencë për shtyp theksoi se “në asnjë mënyrë” nuk do kursente lojtarët e tij, pasi përballja kundër Kosta Rikës është “vendimtare”.
Bëhet fjalë për lojtarët si Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Stephan Lichtsteiner dhe Fabian Schär . Të katër lojtarët janë titullarë në ‘Nati’ dhe në rast se marrin karton të verdhë kundër Kosta Rikës atëherë rrezikojnë çerekfinalen.