Performancat e mira të shqiptarëve Donat Rrudhani, Mirlind Kryeziu dhe Amir Shaipi u kanë hapur rrugë atyre për vend në formacionin e javës së 24-të në Superligën e Zvicrës, transmeton albinfo.ch.
Rrudhani u notua me 8.2 prej Sofa Score, për shkak të performances së tij fantastike tek Lausanne, duke realizuar një gol. Shaipi, pati paraqitje poashtu të mirë tek Lugano ndërsa u notua me 8.0.
Kryeziu te Zurich-u ka pasur paraqitje, e cila u vlerësua mirë gjithashtu dhe u notua me 7.6.