Është bërë e ditur se dy ministra të tjerë të Qeverisë Kurti sot do të pranojnë edhe solemnisht detyrën nga paraardhësit e tyre.
Bëhet fjalë për ministrin e Integrimit Evropian, Blerim Reka, i cili do të pritet nga tashmë ish-ministrja Dhurata Hoxha në ambientet e Ministrisë së Integrimit Evropian.
Nga ana tjetër, edhe ministrja e re e Ekonomisë, Punësimit, Industrisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, do të pranojë detyrën nga ish-ministri Skënder Reçica në MPMS.
Sipas njoftimit, thuhet se dorëzimi i detyrave ministrore te këto dy ministri do të mbahen në orën 11:00, përcjell albinfo.ch.