Në të tre misionet katolike shqiptare: Thurgau, Luzern dhe Aarau, janë mbajtur meshët përkatëse të drejtuara nga priftërinjtë, udhëheqës të misioneve dhe ceremonitë e tjera kushtuar kësaj feste.
Krahas meshëve, janë edhe ritualet e bukura, si bekimi i bukës (ushqimeve) dhe ndezja simbolike e qirinjve në kisha, si simbol i ringjalljes së Jezu Krishtit, që i shtojnë bukurinë kësaj feste.
Aktivitetet festive të filluara të Premten e Madhe dhe të Shtunën e Madhe do të vazhdojnë edhe sot dhe nesër, të hënën, kur përmbyllet festa e Pashkëve.
Në prani të një numri të madh besimtarësh, Pashkët janë shënuar në një atmosferë festive dhe me përkushtimin që kërkon kjo festë.
Albinfo.ch sjell në vazhdim disa pamje nga festa e Pashkëve në tri misionet katolike shqiptare.





