Skip to content

Kapen 4 shqiptarë duke udhëtuar ilegalisht drejt Irlandës

Policia spanjolle ka arrestuar 4 shqiptarë, të cilët ishin fshehur brenda një kamioni në tentativë për të shkuar ilegalisht në Irlandë. Pas ndalimit të kamionit, zyrtarët e Gardës Civile Spanjolle i gjetën 4 shqiptarët të fshehur midis paletave prej druri brenda një kamioni në tragetin që shkonte për Irlandë. Kontrolli i kamionit është realizuar në […]

Policia spanjolle ka arrestuar 4 shqiptarë, të cilët ishin fshehur brenda një kamioni në tentativë për të shkuar ilegalisht në Irlandë.

Pas ndalimit të kamionit, zyrtarët e Gardës Civile Spanjolle i gjetën 4 shqiptarët të fshehur midis paletave prej druri brenda një kamioni në tragetin që shkonte për Irlandë.

Kontrolli i kamionit është realizuar në portin Santander të Spanjës. Shqiptarët ishin ndrydhur brenda paletave kur policia u ka shkuar me elektrikë dore dhe i ka arrestuar, raportojnë mediat vendase, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch.

Nuk bëhet me dije identiteti i 4 shqiptarëve të arrestuar, por mediat raportojnë se është rritur numri i emigrantëve që tentojnë të kalojnë kufirin ilegalisht, duke përdorur kamionët si mundësi e duke kaluar në Irlandë apo Angli.

 

La Guardia Civil descubre a cuatro polizones albaneses en el interior del remolque de un camión en el Puerto de Santander
en
Videos

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *