Këshilli Kombëtar zviceran është duke e kundërshtuar paktin e migracionit. Për momentin është duke u zhvilluar një debat i ashpër. Sot do të dihet nëse Parlamenti do ta shfuqizojë këtë akt nga Këshilli Federal.
Fillimisht, Këshilli Federal personalisht ka dashur ta miratojë paktin e migracionit, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch. Kjo do të duhej të ndodhte javën e ardhshme, në një konferencë të OKB-së, në Marrakesh të Marokut.
Pas Shteteve të Bashkuara, Hungarisë, Australisë dhe vendeve të tjera, që vendosën të mos pajtohen me paktin, gjithashtu u rrit kritika ndaj paktit edhe në Zvicër. Në nëntor, Këshilli Federal vendosi të mos udhëtojë në Marrakech dhe të presë së pari debatin parlamentar.