Vendet evropiane duhet të marrin masa për t’i mbrojtur emigrantët e rinj, fëmijët dhe adoleshentët, nga kërcënimi prej dhunës seksuale që mund të vijë nga rrjetet e trafikimit apo prostitucionit, thotë Këshilli i Evropës.
Deklarata e kësaj organizate evropiane thekson se i gjithë problemi ka lidhje me emigrantët e vegjël, të cilët vijnë të pashoqëruar nga të rriturit, anëtarë të familjes.
“Këta të rinj janë veçanërisht të pambrojtur. Ata lehtë bëhen objektiv për kriminelët”, tha përfaqësuesi i Këshillit të Evropës, Gioia Skapuchi.
Deklarata thekson se shumë vajza nga Afrika Perëndimore që arritën në Itali janë të detyruar në prostitucion, në mënyrë që të paguajnë për trafikantët e njerëzve.