Për herë të parë, Këshilli Federal do të vendosë objektiva për rritjen maksimale të kostove të kujdesit shëndetësor për periudhën 2028–2031. Qëllimi është të mbahet nën kontroll shpenzimi i sigurimeve shëndetësore të detyrueshme, një shqetësim kryesor për qytetarët zviceranë, transmeton albinfo.ch.
Ligji i ri, që hyn në fuqi më 1 janar, është miratuar si kundërpropozim ndaj iniciativës për kontrollin e kostove. Një komision i posaçëm do të monitorojë zhvillimet dhe do të rekomandojë masa për të siguruar arritjen e objektivave.
Para se të përcaktojë objektivat, Këshilli Federal do të konsultohet me siguruesit, përfaqësuesit e të siguruarve, kantonet dhe ofruesit e shërbimeve, për të siguruar kujdes shëndetësor cilësor dhe ekonomik.