Kompanitë zvicerane gjithashtu duhet të jenë në gjendje të rekrutojnë fuqinë punëtore të specializuar, për të cilat kanë nevojë në vitin 2019. Në mbledhjen e tij të 28 shtatorit 2018, Këshilli Federal, për këtë qëllim miratoi rishikimin e pjesërishëm të Urdhëresës për pranimin, qëndrimin dhe ushtrimin e një aktiviteti përfitues (OASA). Ligji i ndryshuar do të hyjë në fuqi më 1 janar 2019. Numri maksimal i lejeve të qëndrimit (viza B) rritet me 1.000 të tjera, ndërsa numri maksimal i lejeve të qëndrimit të shkurtër (viza L) ulet me 500. Kontigjenti global i autorizimeve për punëtorët e vendeve të treta dhe ofruesit e shërbimeve nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian (BE) ose Shoqata Europiane e Tregtisë së Lirë (EFTA), e riktheu nivelin e saj të vitit 2014.
Përveç marrëveshjes për lëvizjen e lirë të personave të lidhur me BE dhe EFTA, kompanitë zvicerane, nga vendet e jashtme duhet të jenë në gjendje të rekrutojnë specialistë për të cilët do të kenë nevojë vitin e ardhshëm. Duke pasur parasysh nevojën e vazhdueshme për specialistë nga vendet e treta, rezultatet e studimit të kantoneve dhe partnerëve socialë, si dhe kërkesa e rëndë e kuotave për lejet e qëndrimit (B), Këshilli Federal ka vendosur të përmirësojë këtë kuotë për 1000 njësi. Në këmbim, kuota e lejeve të qëndrimit afatshkurtër (L) do të reduktohet me 500 njësi. Si rezultat, në vitin 2019, numri i përgjithshëm i autorizimeve është kthyer në nivelet e vitit 2014, të cilat do të sigurojnë vazhdimësi dhe do të marrin parasysh interesat e ekonomisë.
Vitin e ardhshëm, 8500 specialistë do të jenë në gjendje të rekrutohen në vendet e treta, 4500 me vizë B (+1000) dhe 4000 me vizë L (-500). 1000 viza B shtesë do të hyjnë në rezervën federale, e cila e lejon Konfederatën të përgjigjet në mënyrë fleksibile ndaj kërkesave shtesë nga kantonet.
Në mbledhjen e sotme, Këshilli Federal ka përcaktuar gjithashtu numrin maksimal të ofruesve të shërbimeve nga BE dhe EFTA, kohëzgjatja e misionit të së cilës në Zvicër tejkalon, në varësi të kushteve, 90 ose 120 ditë në vit, trasnmeton Albinfo.ch. Shifrat maksimale do të mbeten të pandryshuara në vitin 2019: ato do të arrijnë në 3000 njësi për vizat L dhe 500 për vizat B. Si në të kaluarën, këto autorizime do të lëshohen në baza tremujore.
I hyrë në fuqi më 1 korrik 2018, detyrimi për të komunikuar vendet e lira të punës për ato lloje të profesioneve me norma mesatare të papunësisë, është një instrument i ri për menaxhimin e imigracionit të punëtorëve në degë të dobëta strukturore. Një muaj pas futjes së këtij detyrimi, numri i vendeve të lira të shpallura në shërbimin publik të punësimit është rritur ndjeshëm: në korrik, kompanitë komunikuan 30.004 vende të lira pune, ose 13.150 më shumë se në qershor. Ky sistem ofron një avantazh të rëndësishëm për punëtorët në Zvicër. Përveç kësaj, pranimi i punës nga shtetet e treta vazhdon t’i shërbejë interesave të përgjithshme ekonomike të Zvicrës duke ndihmuar në ruajtjen e vendeve të punës atje.