Këshilli Federal në mbledhjen e tij të 12 tetorit ka vendosur që t`i sjellë për votimin popullor në nivel nacional që do të mbahet më 12 shkurt 2017 iniciativat në vijim:
- Vendimin e marrë më 30 shtator 2016 nga Parlamenti mbi natyralizimin e lehtësuar të të huajve të gjeneratës së tretë;
- Vendimin e Parlamentit nga 30 shtatori 2016 lidhur me krijimin e një fondi për rrugët nacionale dhe për komunikacionin në aglomeracion;
- Ligjin federal të miratuar më 17 qershor 2016 lidhur me masat tatimore për forcimin e konkurrueshmërisë së Zvicrës në krijimin e ndërmarrjeve (Ligji për reformën e tatimeve të ndërmarrjeve)
Por, iniciativa e tretë vjen në votim vetëm në rast se plotësohen kushtet për referendumin e iniciuar kundër kësaj çështjeje. Për këtë arsye, vendimi i Këshillit Federal për këtë rast është me kusht. Afati për referendum ka kaluar më 6 tetor. Kancelaria Federale do të informojë në lidhje me atë se a i ka përmbushur kushtet referendumi në fjalë.