Një nismë popullore, të cilën mbështetësit duan ta çojnë në kuti votimi, po kërkon të ndalojë produktet piroteknike në Zvicër për të mbrojtur njerëzit, kafshët dhe mjedisin, përcjell albinfo.ch.
Këshilli Federal, megjithatë, e kundërshton këtë masë, duke theksuar se kantonet dhe komunat tashmë kanë rregullat e nevojshme dhe nuk nevojitet legjislacion i mëtejshëm për këtë çështje.