Këshilli Evropian njoftoi sot se do t’i japë Ukrainës një miliard euro shtesë, “si një çështje urgjente”.
Sipas mediave të huaja, ndihma financiare shtesë tani sjell mbështetjen totale nga BE-ja për Ukrainën që nga fillimi në 2.2 miliardë euro, me shifrën që pritet të rritet më tej në “muajt e ardhshëm”.
Zbynek Stanjura, ministër i Financave i Çekisë, tha: “Vazhdimi i ndihmës materiale dhe financiare nuk është një opsion, por detyrë jonë”.
“Prandaj, jam shumë i kënaqur që kemi ndjekur me shpejtësi vendimin për të ofruar 1 miliard euro ndihmë makro-financiare”.
“Kjo do t’i japë Ukrainës fondet e nevojshme për të mbuluar nevojat urgjente dhe për të siguruar funksionimin e infrastrukturës kritike”.