Teksa kanë mbetur më pak se pesë muaj para nisjes së Lojërave të Pyengchang, grupi ka thënë se përpjekjet e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për të “mos e llogaritur Rusinë si përgjegjëse për një nga skandalet më të mëdha në histori të sportit… rrezikojnë atletët e pastër dhe të ardhmen e Olimpiadës”, përcjell albinfo.ch.
“Nados”, grupi që përfshinë agjencitë anti-doping nga Britania e Madhe dhe SHBA-ja, ka thënë se shteti duhet të ndëshkohet “për korrupsionin e zbuluar për gjatë Lojërave Sochi 2014 dhe dështimin e vazhdueshëm për të pastruar sportin”.
Ky grup ka shprehur shqetësimet e veta se edhe në Lojërat Pyengchang 2018 do të ketë papastërti në sport.
Vitin e shkuar, një raport i pavarur i Agjencisë Botërore Anti-Doping gjeti prova se shteti kishte sponsorizuar dopingun në Rusi, ndërsa Komiteti Olimpik akoma nuk ka vendosur për sanksionet. Dy komisionet e caktuara akoma nuk janë përmbyllur dhe janë shtuar spekulimet se Rusia mund të kalojë lehtë dhe t’i ikën dënimit.
Zëvendëspresidenti i IOC, John Coates, ka thënë se kjo organizatë ka vepruar shpejtë, por i duhet të mbledhë të gjitha provat.
“Të gjithë do të donim që kjo të mbyllej para Pyengchangut dhe akoma shpresoj kështu”, ka thënë ai. “Nuk është e vërtetë që po duam që Rusia të kalojë lehtë. Po duam që sa më shpejtë që të jetë e mundur t’i japim fund çështjes dhe duam që ajo që ka ndodhur në të kaluarën të mos përsëritet”.