Zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj, ka konfirmuar se kanë pranuar katër kërkesa për 11 persona për t’i caktuar masën e paraburgimit lidhur me dyshimet për manipulim votash.
Sipas tij, deri tash janë caktuar dy seanca dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë për disa prej të ndaluarve, njëra në orën 14:00 dhe tjetra në orën 15:00.
“Jemi ende duke pranuar kërkesa. Varësisht prej kërkesave, caktohen edhe seancat dëgjimore. Janë caktuar katër gjyqtarë kujdestarë që do të presin pranimin e kërkesave për masat e sigurisë”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
Ndryshe, në total, janë ndaluar 109 persona.