Parlamenti zviceran po bën thirrje për një hetim zyrtar për kolapsin e Credit Suisse dhe bashkimin e saj me UBS – por Këshilli Federal thotë se është e panevojshme.
Dhoma e Ulët, Këshilli Kombëtar, vendosi unanimisht krijimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar.
Tani do të shkojë në Këshillin e Shteteve, ku pritet të kalojë mocioni, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Ministrja e Financave, Karin Keller-Sutter, është shprehur kundër masës.
Qeveria nuk është në gjendje të ndalojë një hetim nëse Parlamenti voton për të. Ngritja e një komisioni është një nga instrumentet më të fuqishme të Parlamentit për të kërkuar llogari nga qeveria.