Ekspozitat tjera do të mbahen në muajt në vazhdim dhe gjatë vitit të ardhshëm në Cyrih, Bernë, Lucern, Biel/Bienne, St. Gallen, Friburg dhe Aarau.
Siç është shkruar tashmë, kjo ekspozitë afirmon shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjegjësisht tsakrificën e shqiptarëve, të cilët duke rrezikuar jetët e tyre nuk lejuan vrasjen apo deportimin e asnjë hebreu.
Personat që duan të ndihmojnë, këtë duhet ta bëjnë duke kujdestaruar në ekspozitë, duke njoftuar vizitorët me përmbajtjen (guidë), në punë koordinuese, në përgatitjen dhe sigurimin e aperove si dhe në vendosjen e zhvendosjen e eksponateve të ekspozitës.
Të gjithë ata që janë të gatshëm të ndihmojnë, mund të paraqiten në email adresën: hoernlimann@besa-expo.ch ose në numrin e telefonit: 079 237 58 02
Ndërsa të gjitha informatat rreth ekspozitës mund të shihen në adresën: www.besa-expo.ch.
Stafi i ekspozitës përbëhet nga: Esther Hörnlimann, Sandra Hoffmann dhe Alain Pichard.