Është bërë e ditur se një shqiptar që ishte shpallur në kërkim në Zvicër për trafik droge, e më pas urdhri i arrestit u bë ndërkombëtar, është arrestuar pasditen e djeshme në Itali, shkruajnë mediat italiane, përcjell albinfo.ch.
Informacionet nga autoritetet policore italiane bëjnë me dije se 27-vjeçari me orgjinë nga Shqipëria është prangosur, teksa ishte duke zbritur nga treni në Ankona.
Thuhet se shqiptari iu nënshtrua një kontrollli rutinë nga efektivët, por u zbulua se ishte në kërkim ndërkombëtar për një dënim të pakryer në Zvicër.
I riu u dërgua në burgun Montacuto dhe tashmë do të përballet me Gjykatën e Apelit. Policia ndërkohë njofton se gjatë gjithë ditës së djeshme janë kryer më shumë se 600 kontrolle të udhëtarëve dhe janë arrestuar dhe persona të tjerë.