Apple duket se po e pëlqen reagimin e hershëm të publikut për iPhonen e ri, iPhone X.
“Ne mund të shohim nga reagimet e para, se kërkesat janë jashtë normales”, ka thënë një zyrtare e kompanisë.
Fansat e Apple-it ishin në gjendje të porositnin iPhone X nga sot në mëngjes, por për vetëm dhjetë minuta, data e daljes në treg u shty për prapa 3 nëntorit që ishte data e caktuar fillimisht. Varësisht nga modelet, shitësit dhe shtetet, dalja në treg u shty për gjashtë javë – diku në mes të muajit dhjetor, transmeton Albinfo.ch.
Kërkesa më e madhe për iPhone X erdhi pasi iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus, që dolën në treg muajin e shkuar, nuk treguan rezultate shumë pozitive.
iPhone X që erdhi për dhjetëvjetorin e iPhonet kushton prej 999 dollarëve deri në 1149 dollarë për modelin me 256GB.