Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) në Kosovë ka shqyrtuar kërkesat e qytetarëve serbë për largim të kryetarëve të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.
KQZ ka udhëzuar parashtruesit e kërkesës të dorëzojnë kërkesën e tyre te Kryesuesi i Kuvendit Komunal përkatës.
“Mund t’iu konfirmoj se shkresat të cilat i kemi pranuar më 5 dhjetor përmes e-mailit, janë shqyrtuar dhe u kemi kthyer përgjigje, me anë të të cilave i kemi njoftuar se sipas akteve nënligjore të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, kjo çështje duhet të adresohet tek Kryesuesi i Kuvendit Komunal në komunat përkatëse, andaj i kemi udhëzuar që kërkesat e dorëzuara në KQZ t’i adresojnë tek autoriteti kompetent”, thotë Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.
Bëhet fjalë për kryetarët e komunave në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.