Mes mungesave të vazhdueshme të tregut të punës, kërkesa për punë të pavarura është rritur me 23 për qind midis janarit dhe shkurtit, duke tejkaluar të gjitha llojet e tjera të punësimit, sipas kompanisë së rekrutimit PageGroup, përcjell albinfo.ch.
Sa u përket mundësive të punësimit të përkohshëm, ato janë rritur me 8 për qind gjatë kësaj periudhe.
Arsyeja për këtë prirje është se “rritja e rreziqeve ekonomike dhe gjeopolitike i ka bërë punëdhënësit dhe kandidatët më të kujdesshëm”, sipas Yannick Coulange, drejtor menaxhues i PageGroup Zvicër.
“Kontratat e pavarura dhe të përkohshme të punës shihen si një mënyrë për të ndihmuar në menaxhimin e rreziqeve të biznesit. Si rezultat, ne po shohim një rritje të ndjeshme në shumicën e formave të punës jo të përhershme”.