Sot rreth orës 16:00 Policia e Kosovës ka pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë Ahmeti.
Alarm për bombë ka pasur edhe më 22 dhjetor të vitit të kaluar.