Joni Mitchell tha se do t’i heqë këngët e saj nga platforma muzikore Spotify, pasi ishte e shqetësuar mbi keqinformimet rreth COVID-19 që po kjo platforme po përhapte.
Në një mesazh të postuar në faqen e saj, këngëtarja shkroi: “Kam vendosur të heq të gjitha këngët e mia nga Spotify. Njerëz të papërgjegjshëm po përhapin gënjeshtra që u kushtojnë njerëzve jetën e tyre. Unë qëndroj në solidaritet me këngëtarin Neil Young dhe institucionet mjekësore për çshtjen e COVID-19”.
Këngëtari Neil Young i hoqi këngët e tij nga kjo platforme, sepse ishte kunër deklaratave të podkastit të Spotify, Joe Rogan, në lidhje me vaksinën kundër COVID-19.
Podkasti i Rogan Spotify, me emrin “The Joe Rogan Experience”, është podkasti “më i dëgjuar” në platformë.
Rogan ka nxitur prej kohësh polemika me pikëpamjet e tij mbi pandeminë dhe vaksinat kundër COVID-19.
Ai ka vënë në dyshim nevojën për t’u vaksinuar kundër COVID-19 në emisionin e tij dhe ka thënë se ka përdorur një ilaç kundër parazitëve kundër COVID-19.