Këngëtarja po merr pjesë në garën “New Wave Festival 2019” që po mbahet në Sochi të Rusisë.
Ajo për dy net radhazi ka marrë pikët maksimale të jurisë, e cila përbëhet nga artistë të njohur rusë.
Inis Neziri po vlerësohet për vokalin e fuqishëm si dhe paraqitjen dinjitoze.
Gjatë prezantimit, këngëtarja ka bërë edhe shqiponjën para publikut rus, ku është shfaqur edhe flamuri shqiptar, kanë raportuar mediat kosovare.
https://youtu.be/w3H37KH3ao4