Louisa Hoxha është në prag të karrierës dhe po ndjek rrugën e yjeve muzikore të “Pop Star” me renome botërore, shkruan albinfo.ch.
Ajo bëri shumë “zhurmë” në Suedi. Madje, u komentua për ngjyrat e saj të zërit kumbues dhe me pjekuri profesionale.
Që në paraqitjen e parë, në audicionet e para të kualifikimit, Louisa goditi fort me këngën “Love on the Brain” nga Rihanna për jurinë e Idol 2023.
Këngë kjo e vështirë, që në vete do përveç zërit, edhe mjeshtri të veçantë, që të dyja këto vlera i gëzon ajo. /Albinfo.ch