Këngëtarja me famë botërore, Miley Cyrus, do të performojë në Sunny Hill Festival në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.
Lajmin e ka bërë të ditur këngëtarja Dua Lipa, përmes një videoje në Instagram.
“Do të shkojmë në Kosovë, me mbretëreshën e Kosovës, Duan”, thotë Cyrus përmes kësaj videoje.
Po ashtu, në këtë festival do të performojë edhe Calvin Harris.
Festivali Sunny Hill këtë vit pritet të mbahet gjatë datave 2, 3 dhe 4 gusht 2019.
Biletat tashmë ka kohë që kanë dalë në shitje. Varësisht prej kategorisë, çmimet e biletave variojnë nga 40 deri në 200 euro, përcjell albinfo.ch.
https://www.instagram.com/p/BzXu7HXBDkm/