Këngëtarja kanadeze, Shania Twain, ka thënë se komentet e saj pozitive ndaj Trumpit nuk pasqyrojnë vlerat e saj.
Këngëtarja tha se është penduar për komentet e saj pozitive ndaj presidentit amerikan. “Do të votoja për të, edhe përkundër se gjuha e tij nganjëherë ishte fyese. Mendoj se Trumpi është njeri i sinqertë”, kishte thënë këngëtarja kanadeze para ca ditësh, përcjell albinfo.ch.
E, pas këtyre fjalëve, në mediat sociale fansat filluan ta kritikojnë. Më pas, Twain reagoi, duke thënë se komentet e bëra nuk përfaqësojnë vlerat e saj.