Këngëtarja Jamala me këngën ‘1944’ është fituese e Eurovisionit këtë vit. Finalja ishte mbajtur të shtunën në mbrëmje në Stokholm të Suedisë.
Këngëtarja Jamala shkaktoi polemikë me këngën e saj duke pasur parasysh përmbajtjen politike që kishte të bëjë me periudhën kur Stalini i kishte dëbuar tatarët e Krimesë në Azinë Qendrore.
Sukses të madh ka shënuar edhe Australia, e cila fitoi vendin e dytë, ndërsa favorit ishte përfaqësuesi i Rusisë, Sergei Lazarev, që i ishte pozicionuar për vendin e tretë.
Edicioni i këtij viti „Eurovision Song Contest 2016“ ishte mbajtur në organizimi të Suedisë. Skena ka qenë përshtypjelënëse me efektet vizuale, dhe metoda e re e votimit, e cila ishte e pranishme deri në momentin e fundit.
I ftuari special në “Eurovision Song Contest 2016” këtë vit ishte ylli amerikan i popit, Justin Timberlake.