Këngëtarja shqiptare e hitit “Sweet but psycho”, Ava Max, po korr sukses të madh në muzikë dhe është renditur ndër emrat shqiptarë që po e bëjnë krenar vendin tonë në mbarë botën.
Së fundmi, Ava ka njoftuar në profilin e saj në ‘Instagram’ se mbrëmjen e sotme në ora 21:00, ajo do të performojë në studion e emisionit të famshëm “The Ellen Show”, shkruan kultplus, përcjell albinfo.ch.
Ky është një promovim mjaft i mirë i këngëtares, këngët e së cilës janë kthyer në hitet e momentit.